
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë orëve të natës pranë një servisi makinash në Ishull-Shëngjin.
Nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij sulmi.
Ndërkaq korrespondenti i MCN TV raporton se servisi është në pronësi të shtetasit Tol Mhillaj.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Në mesnatë, në Ishull Shëngjin, afër portës së servisit të automjeteve në pronësi të shtetasit T.M., 58 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.



