Ish-Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka pranuar humbjen në zgjedhje, duke uruar VMRO-DPMNE-në për fitoren duke i uruar sukses rivales Siljanovska në detyrën e re.
"Kjo fitore nënkupton përgjegjësi të madhe", tha Siljanovska në reagimin e saj të parë pas daljes së rezultateve.
Nga 62 për qind e votave të numëruara Gordana Siljanovska nga VMRO-DPMNE ka marrë 361.279 vota ose mbi 64 përqind, ndërsa Stevo Pendarovski nga LSDM ka marrë 166.120 vota ose mbi 29 për qind.
Kujtojmë që edhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Gordana Siljanovska-Davkova korri një fitore bindëse.



