U blenë 100 biçikleta elektrike për punonjësit/ Punonjësi: Në malore e marr për dore (VIDEO)

U blenë 100 biçikleta elektrike për punonjësit/ Punonjësi: Në malore e marr për dore (VIDEO)

Në vitin 2021 Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime Tiranë zhvilloi tenderin me objekt “Blerje biçikleta elektrike” me fond limit 43 milionë lekë dhe vlerë kontrate 42.3 milionë lekë, për blerjen e 40 biçikletave me vlerë për njësi 1 milionë e 5 mijë lekë.

 Një vit më vonë në 2022-ish, UKT sha zhvilloi tenderin e dytë me të njëjtin objekt, me fond limit 79 milionë lekë dhe vlerë kontrate 72.6 milionë lekë për blerjen 60 biçikletave me vlerë për njësi 1.21 milionë lekë. Pra, të njëjtat biçikleta në vitin 2022 u blen 160 mijë lekë më shumë për copë se në vitin 2021. Të dy tenderat janë fituar nga e njëjta kompani, “A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP” sh.p.k , si e vetmja kompani pjesëmarrëse në garë. Pra, UKT sha ka një fond prej 100 biçikleta elektrike të cilat sipas një llogarie të thjeshtë kanë kushtuar 114.9 milion lekë.

Kamerat e fshehta të “Xhadave” takuan një punonjës të cilin ndërmarrja e UKT e ka pajisur me biçikletë, për ta pyetur se sa e ndihmon ajo në punën e tij.

Punonjësi u shpreh se biçikletat elektrike kanë shumë probleme, nuk ecin në çdo lloj rruge, në malore ku duhet të shkojnë për të faturuar apo kryer shërbime të tjera, nuk ngjiten dhe nuk bëjnë më shumë se tre kilometra pasi karikohen.

Ndërmarrja ja u ka vënë në ngarkim dhe vlera me të cilën janë blerë sipas tij, është rreth një milion lekë. Për të faktuar deklarimet e tij, gazetarët e ndoqën punonjësin në fshehtësi dhe panë se si në zonat malore ku do të shkonte për punë biçikletën duhet ta merrte përdore. Në malore e marr përdore - u shpreh ai. Biçikleta nuk ngjitet.

“Xhadat” kërkoi informacion edhe pranë Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizime Tiranë në lidhje me biçikletat elektrike që kanë blerë, për mënyrën se si i kanë shpërndarë, kujt ja kanë shpërndarë, dhe sa ndihmojnë punonjësit këto biçikleta, por UKT nuk pranoi t`i përgjigjej pyetjeve të Xhadave, pa kërkesë zyrtare me shkrim.

Pas UKT në vitin 2023 edhe një tjetër ndërmarrje e Bashkisë Tiranë, Inspektorati për Mbrojtjen e Territorit bleu 50 biçikleta elektrike. Fituese u shpall sërish shoqëria A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP shpk. me ofertë 63.8 milionë lekë ose sa 97% e vlerës së fondit limit.

Në tender morën pjesë dy subjekte. Diferenca e ofertës së shpallur fituese me ofertën më të ulët, e cila u skualifikua ishte  4.3 milionë lekë.

Çmimi i blerjes së një biçikletë elektrike nga Inspektorati për Mbrojtjen e Territorit Bashkia Tiranë ishte 1.27 milionë lekë ose 210 mijë lekë më shumë se çmimi i blerjes së të njëjtës bicikletë nga UKT në vitin 2021.

Përmes të dhënave të gjetura online në Qendrën Kombëtare të Biznesit, “Xhadat” zbuluan në vitin 2023 zyrat e shoqërisë A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP, e cila është shpallur fituese e tenderit për blerjen e biçikletave elektrike nga ana e IMT Bashkia Tiranë dhe tenderave me të njëjtin objekt realizuar në vitet 2021dhe 2022 nga UKT.

Kjo kompani shiste vetëm një model biçiklete elektrike. Atë që kanë blerë edhe institucionet, UKT dhe IMT. Çmimi me pakicë për një biçikletë ishte 900 euro, shumë më pak se çmimi i blerjes me shumicë, të biçikletave elektrike nga UKT DHE IMT Bashkia Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy