8 orë në SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Kalemaj: Jo për shëtitje, Veliaj përgjegjës për firmën e hedhur (VIDEO)

8 orë në SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Kalemaj: Jo për shëtitje, Veliaj përgjegjës për firmën e hedhur (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj në ‘MCN Live’ ka komentuar për paraqitjen e djeshme të kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK për të dhënë detaje mbi inceneratorin e Tiranës.

Ai tha se Veliaj nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe se 8 orë në SPAK nuk janë për shëtitje siç ai u shpreh, por është një marrje në pyetje e një personi që ka dijeni për çështjen në fjalë.

Sipas tij Veliaj mban përgjegjësi për firmën e hedhur, ndërsa Rama ka zgjedhur të ndjekë kodin që të mos flasë për çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë.

Pamë që Veliaj gënjeu publikisht sepse ai ishte thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni dhe madje u publikua dhe shkresa e fletëthirrjes dhe Veliaj shkoi madje dhe para kohës ndoshta për të eliminuar mediat. Kur doli nga SPAK përveç gafave me kolegët prokurorë tha se do të bëj një deklaratë të shkurtër dhe do marrë pyetje nga gazetarët, por në fakt bëri deklaratën dhe u largua me shpejtësi.

7-8 orë në SPAK nuk janë shëtitje që shkon atje për të informuar kolegët, por përkundrazi është një person në dijeni për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston dhe pronarë ofshorë Zoto dhe Mërtiri dhe Veliaj mban përgjegjësi për firmën që ka përdorur në emër të këshillit bashkiak.

Më tej Kalemaj tha se Rama zgjodhi të veproj ashtu siç ka bërë gjithmonë duke shmangur të flasë për çështjet e drejtësisë.

Rama dhe para disa ditësh ishte deri diku e paralajmëruar që SPAK ti nxirrte ujin e zi dosjes 5D, por ky është dhe sinjal që secili mban përgjegjësi për aktet e tij personale. Dosja 5D ka ende kohë për të shkuar te Veliaj, ndërsa çështja e inceneratorëve ku u ngrit dhe një komision është një çështje për të cilën janë sot pas hekurave Koka, Alqi Bllako një pjesë e mirë e nëpunësve të ministrisë mjedisit në atë kohë, si dhe Zoto, Mërtiri, Stela Gugalli, Arben Ahmetaj që janë në kërkim.

Rama ka respektuar kodin që ka pasur dhe herë të tjera duke mos diskutuar çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë. Veliaj kishte dy rrugë ose të shkonte kryeministër për të cilin Rama nuk është gati për lëshim pushteti, ose të shkonte përballë organeve të drejtësisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy