Obama mbështet shqiptaren Suzana Shkreli

Obama mbështet shqiptaren Suzana Shkreli

Suzana Shkreli, kandidatura shqiptare për Kongresin në Shtetet e Bashkuara duket se po realizon ëndrrën amerikane. Asistent-prokurorja Shkreli ka marrë mbështetjen e Presidentit Barack Obama ndërsa kandidon për postin e përfaqësimit të zonës së Miçiganit në Kongres.

E para shqiptaro-amerikane që kandidon për një post të tillë, ajo u përshkrua nga shefi i Shtëpisë së Bardhë si një lidere e fortë dhe e zgjuar.

“Jam krenar të mbështes Suzana Shkrelin. Ajo ka aftësinë për të mbrojtur sigurimet shoqërore dhe ‘Medicare’. Ndaj në Kongres ajo do të jetë lloji i lideres që ne kemi nevojë për të krijuar një vend më të fortë, me të drejtë dhe më të ndershëm për të gjitha familjet punëtore. Të gjithë qytetarët e Miçigan duhet të besojnë tek Suzana Shkreli”, deklaroi Obama, transmeton TCH.

Obama gjithashtu shprehu besim se Shkreli do të luftojë për të mbrojtur të drejtën e gruas për të zgjedhur, dhe njëherësh do t’i japë fund barrës dërrmuese të kredive studentore.

Suzana Shkreli u shpreh se ndihej më shumë se e nderuar nga kjo mbështetje që ka marrë, dhe se Obama i ka dhënë zemër. Si demokrate , ajo shpreson të mundë republikanin Mike Bishop. Edhe pse fronti republikan prej vitesh ka dominuar në Miçigan, analistët thonë se në përgjithësi fushata e Donald Trump mund të ndikojë jo vetëm në zgjedhjet presidenciale.

“Prishja e imazhit” prej tij mund të sjellë fitoren e përfaqësueses demokrate shqiptaro-amerikane Suzana Shkreli.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy