Përvjetori i marrëveshjes me Ramën, Basha: Gabova në 2017-n, nuk gaboj më

Përvjetori i marrëveshjes me Ramën, Basha: Gabova në 2017-n, nuk gaboj më

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, thotë se shembja e Teatrit shënon fillimin e protestave mbarëpopullore. Në një prononcim për mediat, Basha tha se vendimi është marrë në takimin që pati sot me aleatët.

 ''Dita e sotme është një shembull i keq se vendi drejtohet nga një kriminel, i cili ka marrë peng bukën e gojës së shqiptarëve. Prej 7 vitesh PD dhe opozita ka bërë betejë me të. Kemi demaskuar korrupsionin dhe rendin kushtetues, të zgjedhjeve të vjedhura. Është guri i rëndesës për çdo shqiptar që vuan prej pamundësisë nga hajdutëria e babazitue e Edi Ramës”, tha ai.

Basha iu rikthye marrëveshjes me Ramën, e bërë si sot tre vjet më parë. Kreu i PD-së e cilësoi lëvizje të gabuar marrëveshjen që futi PD-në përkohëshist në qeveri, deri në zgjedhjet e qershorit të 2017.

“Si sot para 3 vjetësh më 17 maj, unë u ula me këtë njeri me shpresën se mund të arrihej një marrëveshje në të mirë të vendit po koha e tregoi se gabova. Por nuk do gaboj përsëri. Mbështesim Aleancën për Mbrotjen e Teatrit dhe do ketë organizim të protesatave qytetare dhe mbarë popullore, me efekt të menjëhershëm”, tha ai.'

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy