Kamera në çdo klasë/ Mehmeti: Rrezikojmë të kemi njerëz me personalitet të dyfishtë (VIDEO)

Kamera në çdo klasë/ Mehmeti: Rrezikojmë të kemi njerëz me personalitet të dyfishtë (VIDEO)

Nga Fieri ku vijoi turin e nisur me prindër e mësues kryeministri Rama konfirmoi se shumë shpejt çdo klasë dhe korridor në shkolla do të jetë o pajisur me kamera sigurie dhe kjo pas një marrëveshje që do nënshkruhet me Emiratet e Bashkuar

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se vendosja e kamerave në shkolla krijon rrezikun që të ketë njerëz me personalitet të dyfishtë.

Pyetja e parë është, a është e mjaftueshme kjo dhe a na erdhi e keqja vetëm nga kamerat?

Ky është problemi i parë. Nuk e kemi dëgjuar as kryeministrin dhe as ministren e Arsimit të kërkojë falje publike për ngjarjen e rëndë që ndodhi se ajo ndodhi në mjediset e shkollës pavarësisht se u eksportua jashtë. Një tur po kaq të suksesshëm nëpër shkolla kemi parë të zotit Balla me paketën e sigurisë q ëna mbushi mendjen që s’do të ketë më gjë.

Jo, ne rrezikojmë të kemi njerëz me personalitet të dyfishtë. Do të thotë që unë atje do shkoj, do të rri urtë, s’do bëj fjalë. Do i them ja kush janë fajtorët këta që bërtasin. Unë jap mësim, unë s’kam si i mbaj, por ama unë jam i rregullt, nuk i flas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy