Inceneratori i Fierit/ Zhabina: Asnjëri nga të shpallurit në kërkim s’ndodhet në Shqipëri! Ka presion të madh politik

Inceneratori i Fierit/ Zhabina: Asnjëri nga të shpallurit në kërkim s’ndodhet në Shqipëri! Ka presion të madh politik

Gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV sa personat e shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorit të Fierit nuk ndodhen në Shqipëri.

Zhabina thotë se rrjedhja e informacionit për këtë dosje ka qenë e madhe dhe urdhër-arrestet janë kufizuar në persona me kompetenca administrative.

Sipas tij presioni politik është shumë i madh. Zhabina është i mendimit që nuk do të ketë një valë të tretë arrestimesh për inceneratorin e Fierit.

Operacioni i SPAK duket pak i vonuar. Prej gati një muaj, më tepër gazetarët e kronikës e dinin që do kishte arrestime të tjera për inceneratorin e Fierit. Askush nuk e kupton pse SPAK-u është vonuar kaq shumë. Duke qenë se ishte një kohë kaq e gjatë, sigurisht do kishte rrjedhje informacioni, dhe të arrestuarit janë më pak. Ka mashtrime me faturat dhe bëhet fjalë për një skemë më të madhe se ai i Elbasanit. Bëhet fjalë për 4 milionë euro. Të shpallurit në kërkim asnjëri s’ndodhet në Shqipëri.  Administratori italian ka pasur të punësuar babanë e Bllakos, duke i dhënë një rrogë 6 mijë euro, që është një formë ryshfeti për Alqi Bllakon. Personi më i rëndësishëm në listën e SPAK është Arben Dervishaj që ka pasur për detyrë të kolaudojë dhe mbikëqyrë punimet. Ka pasur edhe zyrtarë të tjerë që janë hetuar, edhe zyrtarë lokalë, por SPAK nuk ka mundur të fajësojë fajësimin e tyre.

Besoj që me këto arrestime është mbyllur edhe kapitulli i inceneratorit të Fierit dhe besoj që së shpejti çështja do shkojë në gjykatë. E vetmja gjë ku SPAK mund të kapet është inceneratori i Tiranës, ku është kontratë më e gjatë 30 vjet. Kur të gjithë prisnim që SPAK të ngrinte stekën dhe të shkonte në nivel politik, ka qëndruar vetëm në nivel administrativ, të kompanive private. Në arrestimet e para të paktën pati arrestimin e një deputeti.  Nuk mendoj që SPAK do ketë valë të tretë arrestimesh për inceneratorin e Fierit. Ka një gjë që s’shkon me hetimet e SPAK-ut. Rrjedhja e informacionit është e madhe për këtë dosje dhe pastaj ajo kufizohet te disa persona që kanë vetëm kompetenca administrative. Presioni është shumë i madh edhe politik. A duhet të merrte media pagesa nga inceneratorët? Është çështje tjetër morale, që s’di ta them. Por nuk di që SPAK të ketë në hetim media që është paguar nga inceneratorët”.

Zhabina tha se autoritetet shqiptare kanë dështuar në luftën ndaj trafikut të kokainës që vjen nga Amerika Latine.

Mendoj që ngarkesa të tjera do të vijnë. Njëri prej pronarëve të këtyre kompanive para se të vinte ngarkesa, u niste shkresë institucioneve, ku u thoshte ju lutem bëni një kontroll pasi nuk e di çfarë mund të kenë futur në kontejner. Fshihen pas asaj që kontejnerin e kanë të marrë me qira dhe nuk e dinë çfarë mund të jetë ngarkuar tjetër veç banane. Mendoj që autoritetet tona kanë dështuar në luftën ndaj trafikut të kokainës që vjen nga Amerika Latine. 1,5 tonë kokainë e kapur tregon sa i dobët është Porti i Durrësit në përballimin e një trafiku të tillë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy