Rama: Pr/ligji për mbetjet në linjë me direktivën e BE-së

Rama: Pr/ligji për mbetjet në linjë me direktivën e BE-së

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” janë në linjë me direktivën e BE-së per te stimuluar zhvillimin e industrisë së ricklimit.

Duke iu referuar ligjit të vitit 2013, kreu i qeverisë tha se në atë kohë gjithshka ishte jashtë kontrolli dhe ligji nuk garantonte mbrojtjen e Shqipërisë nga plehrat e rrezikshme.

“Në 2013-n nuk kishte asnjë lloj kapaciteti në infrastrukturë dhe në burime njerëzore që mund të garantonte zbatimin e ligjit. Po çfarë ndodh sot? Nëse tre vjet më parë nuk kishte asnjë laborator të vetëm për këtë punë, sot ka një laborator të standardeve më të larta europiane, të çertifikuar nga BE. Nëse në 2013-n mbetjet mund të hynin nga çdo pikë doganore, sot ato hyjnë vetëm në tre pika që disponojnë kapacitet të plotë kontrolli. Nëse kemi një laborator modern të investuar nga BE që e bën të mundur gjithë kontrollin dhe analizat fizike dhe mikrobiologjike të çdo materiali që hyn në Shqipëri, sot kemi edhe një ekip njerëzish të trajnuar nga BE”, deklaroi kryeministri në seancën e sotme të Kuvendit.

Pr/ligji që po shqyrtohet sot në seancë i njeh të drejtën e importimit të mbetjeve vetëm industrisë së riciklimit dhe kjo, sipas kryeministrit, është një masë në linjë të plotë me direktivën e BE-së, por dhe me linjën tonë për të stimuluar ricklimin.

Në rast se nuk do të ndërhynim në ligj, tha Rama, industria rickluese do të falimentonte dhe ne do të linim rrugëve 3200 punonjës të lidhur direkt me të. “Nuk do ishim në pajtim me direktivën europiane dhe do të mbyllnim një front punësimi dhe pastrimi mjedisor”, u shpreh Rama, duke mbrojtur ligjin e shumëdebatuar, që pritet të miratohet sot në parlament. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy