Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për RTK thotë se partitë politike, në prag të fushatës zgjedhore duhet të kenë kujdes se çfarë njerëzish përfshijnë në listat zgjedhore.
Ambasadori gjithashtu thotë se rinia e Kosovës, për shkak të përfitimeve politike, është duke humbur shumë mundësi – duke iu referuar me këtë rast liberalizimit të vizave.
Sipas tij, institucionet duhet të vazhdojnë të punojnë në përmbushjen e kritereve të duhura për këtë synim.



