Beqir Meta, disa detaje për historinë e re të Shqipërisë

Beqir Meta, disa detaje për historinë e re të Shqipërisë

Historiani Beqir Meta dha në studion e emisionit “Arnautistan”, në MCN TV, disa detaje të projektit të Akademisë së Shkencave për një histori të re të Shqipërisë. Meta tha se për variantin e sintetizuar të historisë së shtetit shqiptar po punohet prej 10 vitesh nga një grup prej 45 autorësh. Qasja në material të reja arkivore, sipas Metës, ka dhënë një këndvështrim tjetër në lidhje me shumë momente të shtetit shqiptar.

Përpjekja nisi që në 2010 dhe kemi marrë rreth 1 milion dokumente në arkivat e huaja. Grupi i mëparshëm nuk pati mundësi të hynte në arkivat e huaja. Ne jemi marrë me shekullin e XX, sepse kishte shumë zhvillime dhe dinamikë kërkimesh. U krijuan premisa për të bërë një hap përpara.

Ndër periudhat më të mjegullta, sipas Metës kanë qenë vitet ’20-’24, të cilat falë dokumenteve të selive diplomatike të kohës në Shqipëri kanë dalë më në dritë.

Jemi 45 autorë. Vitet 20-24 kanë qenë shumë të turbullta, sepse nuk kanë qenë konceptuar saktë se çfarë ndodhi. Analiza nga burimet britanike dhe amerikane na kanë dhënë një vizion të ri të kësaj periudhe. Qarqet diplomatike kanë bërë një analizë kirurgjikale të klasës politike shqiptare, duke ndryshuar edhe botëkuptimint tonë për ato ngjarje.

Meta tha se një populli i duhet një histori reale dhe patriotizmi më i madh është të bësh një vepër shkencore sa më objektive dhe dinjitoze.

Unë e mendoj historinë më shumë si shkencë ekzakte që duhet t’u shërbejë njerëzve si reflektim. Një populli duhet t’i japësh historinë e tij reale. P.sh. Serbët nuk thonë veprimet që kanë kryer në Kosovë. Ka mes tyre që i thonë dhe  është për t’u përshëndetur. Është shumë e rrudhur kjo pjesa e Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy