Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të asistojë Ministrinë e Energjisë për të nxitur burimet e energjisë diellore. Ministria zhvilloi një tryezë bisedimesh me BERZH-in për energjinë e rinovueshme. Ministri Gjiknuri tha se energjia diellore është një burim jashtëzakonisht i rëndësishëm edhe për Shqipërinë, për shkak të pozicionit gjeografik të vendit dhe ekspozimeve që ka ndaj rrezatimit diellor.



