Ngushtohet rezultati te Mjekësia, kandidatët ndahen nga një votë

Ngushtohet rezultati te Mjekësia, kandidatët ndahen nga një votë

Gara në Universitetin e Mjekësisë paraqitet shumë e fortë. Aktualisht gara po zhvillohet mes kirurgut Arben Gjata dhe kardiologut Petrit Bara. Burime të ndryshme thanë për TemA TV se Gjata kryeson vetëm me nje votë ndaj rivalit Bara.

 

Mbeten për tu numëruar edhe 1000 vota të studentëve, vota që kryesisht i përkasin Fakultetit të Mjekësisë.

 

Kujtojmë se votat e pedagogëve kryesuan në garë Prof. Arben Gjatën por ka qëne studentët ata që ngushtuan rezultatin dhe që do të vulosin ketë garë. Në një prononcim për TemA TV, Kryetarja e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, Albana Fico tha se zgjedhjet e Universitetit të Mjekësisë kanë qënë zgjedhje model dhe se deri në këto momente nuk është dokumentuar asnjë incindet apo ankesë.

 

Sa i përket rezultatit Fico zgjodhi të mos nxitohej ndërsa theksoi se rreth orës 23:00 mund te publikohen rezultatet përfundimtare sa i përket postit të rektorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy