Burg bandës shqiptaro-angleze, trafikuan foshnjën e vogël

Burg bandës shqiptaro-angleze, trafikuan foshnjën e vogël

Janë dënuar me 21 vjet heqje lirie 6 anëtarët e bandës së trafikimit të qenieve njerëzore të përbërë nga shqiptarë dhe britanikë.

Të shpallur fajtor 3 shqiptarët janë dënuar përkatësisht: me 5 vjet burg Vullnet Karaj, Eduart Karaj 5 vjet dhe Ilir Hani 4 vjet.

Ata u kapën duke trafikuar një familje të tërë të futur në bagazhin e një makine, për ta kaluar kështu nga kufiri i Francës për në Alngli.

Mediat e huaja bëjnë me dije se zyrtarët e Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar gjetën në vitin 2015 një familje të tërë shqiptare – së bashku me foshnjën – të futur në bagazhin e  një makine të ndalur në Coquelles .

Një burrë, grua dhe fëmija i vogël u gjetën në makinën e parë të ndaluar më 12 mars 2015. Shoferi, Lee Anderson, 46 vjeç, dhe pasagjeri, Jason Cowley 44 vjeç u arrestuan në vendin e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy