Mbush makinën karburant dhe largohet pa paguar, pranga 19-vjeçares

Mbush makinën karburant dhe largohet pa paguar, pranga 19-vjeçares

Një vajzë 19-vjeçare është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi akuzohet se nuk ka paguar lekë për një shërbim të marrë.

E reja me inicialet P.T me banim në qytetin bregdetar, akuzohet se gjatë ditës së djeshme, ka furnizuar me karburant automjetin tip ‘’Opel’’ në një pikë karburanti në lagjen “10 korriku” dhe është larguar pa bërë pagesën.

Pas kallëzimit pranë uniformave blu, u bë i mundur edhe ndalimi i vajzës.

Në raste të tilla, një këshillë për punonjësit e karburantit do të ishte, që para se të mbushin me karburant automjetin, të sigurohen dhe të kenë marrë pagesën nga drejtuesi i makinës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy