Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur keqardhje për përplasjen me Donald Trump në Zyrën Ovale disa ditë më parë.
“Takimi ynë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë të premten, nuk shkoi ashtu siç duhej të ishte.
Është për të ardhur keq që ndodhi në këtë mënyrë. Është koha për të rregulluar gjërat”, shkruan ai në një postim në X.
Më tej Zelensky tha se ai dhe ekipi i tij janë të gatshëm të punojnë nën udhëheqjen e Trump për të arritur një paqe që zgjat.
Ukraina është e gatshme të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur për të sjellë paqen e qëndrueshme më afër.
Askush nuk dëshiron paqen më shumë se ukrainasit. Ekipi im dhe unë jemi të gatshëm të punojmë nën udhëheqjen e fortë të Presidentit Trump për të arritur një paqe që zgjat.
Ne jemi gati të punojmë shpejt për t'i dhënë fund luftës.
Zelensky thotë se fazat e para për përfundimin e luftës mund të përfshijnë lirimin e të burgosurve dhe armëpushimin në qiell, ndalimin e raketave, dronëve me rreze të gjatë, bombat mbi energjinë dhe infrastrukturën tjetër civile dhe armëpushimin në det menjëherë, nëse Rusia bën të njëjtën gjë.
Pastaj ne duam të ecim shumë shpejt nëpër të gjitha fazat e ardhshme dhe të punojmë me SHBA-në për të rënë dakord për një marrëveshje të fortë përfundimtare.
Në këtë deklaratë Zelensky përsërit se Ukraina i është mirënjohëse SHBA-së për ndihmën.
Ne e vlerësojmë me të vërtetë sa shumë ka bërë Amerika për të ndihmuar Ukrainën të ruajë sovranitetin dhe pavarësinë e saj.
Dhe ne kujtojmë momentin kur gjërat ndryshuan kur Presidenti Trump i dha Ukrainës Javelins. Ne jemi mirënjohës për këtë.
Zelesnky tha gjithashtu se Ukraina është gati për të nënshkruar marrëveshjen e propozuar nga SHBA për mineralet.



