Rrëzimi i tatimfitimit për profesionet e lira, Sulejmani: Dush i ftohtë për ministrinë e Financave. Sulm ndaj personit të vetëpunësuar

Rrëzimi i tatimfitimit për profesionet e lira, Sulejmani: Dush i ftohtë për ministrinë e Financave. Sulm ndaj personit të vetëpunësuar

Eksperti kontabël Altin Sulejmani, për rrëzimin e tatimfitimin e profesioneve të lira, thotë se Gjykata Kushtetuese në arsyetimin e saj shprehu në terma teknik proporcionalitetin e taksës dhe sigurinë juridike.

Në emisionin MCN Economy, ai deklaroi se nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese nxirret konkluzioni se shoqëria civile fitoi, grupet e interesit fituan dhe se e gjitha kjo betejë dha fryte dhe se ishte një fitore e të gjithëve.

Sulejmani e cilësoi si sulm ndaj personit të vetëpunësuar, duke iu imponuar shpërndarja e dividentit.

Drupal Ad

Shqipëria sa vjen dhe po bëhet një shtet që po rritet roli i gjyqësorit dhe po futet në kompetenca që i takojnë instancave të tjera të qeverisjes së vendit, duhet të jetë një dush i ftohtë si për ministrinë e Financave dhe parlamentin, që një ligj tatimor i sjellë pas shumë vitesh hidhet poshtë nga Gjykata Kushtetuese, nuk është gjë normale për një shtet modern.

Gjykata Kushtetuese mund të hedhë poshtë kur ke konflikt mes të drejtës private dhe publike.

Një ligj që hidhet poshtë në këtë lloj forme, duhet të jetë një tërheqje vëmendje për ata që e kanë hartuar dhe miratuar.

Ligji jo vetëm duhej rrëzuar, u bë një betejë mediatike për një pjesë të ligjit, për profesionet e lira.

Absurditetin më të madh ligji e përmban diku tjetër, pika ku ligji trajton ose i jep të drejtë vetes që një raport biznesi, tregtie, të një vetëpunësuari, i jep të drejtën në disa kushte të caktuara ta trajtojë në raport punësimi dhe ta tatojë në masën 23%.

Kjo pati ndjeshmërinë në xhepat e qytetarëve, por për mua beteja sapo ka filluar. Vendimi duhet të përcaktojë edhe si do veprohet deri tani se ka vepruar që nga 1 janari, ose ke paguar.

Gjykata thotë është antikushtetues, nuk e ka të drejtën administrata tatimore të ngarkojë me këto këste. Po kur ke paguar, do paguhet rimbursimi?

Por rimbursimi nuk bëhet para vitit tjetër dhe gjatë gjithë kësaj kohe fondet do jenë tjetërsuar ë favor të administratës tatimore.

Le të fshihen nga dosja e tatimpaguesit këto lloj detyrimesh, ata që e bën këtë kaos fiskal, ata le ta rregullojnë.

Pyetja është çfarë do ndodhë me ata që janë faturuar deri më tani? Është dëshpërues dhe ligji më i dobët që kemi nxjerrë nga sirtarët e shtetit.

Ligji u bë keq me dashje. Ky ligj ka brenda vetes një sulm ndaj personit të vetëpunësuar dhe konceptit të vetëpunësuar.

Në këtë rast të vetëpunësuarit ti po i imponon shpërndarjen e dividentit. Nuk më imponon dot vullnetin për të shpërndarë divident.

Është e drejta ime ta shpërndajë ose jo, në cilësinë e të bërit biznes, e të qenit tregtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy