Jetëgjatësia e amerikanëve u rrit sërish në vitin 2022 pas dy vitesh rënie, megjithatë pa u kthyer në nivelin e saj përpara pandemisë Covid-19.
Ky është përfundimi i autoriteteve shëndetësore në SHBA.
Sipas vlerësimeve jetëgjatësia e amerikanëve vitin e kaluar ishte 77.5 vjet.
“Ky përmirësim është kryesisht për shkak të rënies së vdekshmërisë së lidhur me Covid-19 ", shkruan Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).
Por, kjo rritje nuk kompenson plotësisht humbjen e 2.4 viteve të jetëgjatësisë midis 2019 dhe 2021.
Para fillimit të pandemisë Covid-19 në vitin 2019, jetëgjatësia e amerikanëve ishte 78.8 vjet. Rënia e vdekshmërisë së lidhur me Covid-19 vitin e kaluar u kompensua pjesërisht nga një rritje e vdekshmërisë së lidhur me gripin ose pneumoninë, vunë në dukje autoritetet shëndetësore.
Hendeku në jetëgjatësinë midis burrave dhe grave u ngushtua pak në vitin 2022, në 5.4 vjet. Në mënyrë të detajuar, vitin e kaluar gratë amerikane kishin një jetëgjatësi prej 80.2 vjet, krahasuar me 74.8 për burrat.



