
Perëndimi që na jep leksione për demokracinë dhe lirinë, është hipokrite në politikat që ndërmerr përballë masakrave në Gaza.
Kështu tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një konference në Ankara, të transmetuar nga TV shtetëror turk TRT.
“Janë interesat e Izraelit që përcaktojnë kufijtë e demokracive perëndimore.
Çdo gjë që dëmton interesat e Izraelit konsiderohet antidemokratike dhe antisemitike në sytë e tyre”, shtoi lideri turk, duke akuzuar Perëndimin për standarde të dyfishta.
Po ashtu në fjalën e Erdogan tha se Turqia e ka mbajtur gjithmonë në axhendën e vet gjenocidin e kryer nga Izraeli ndaj njerëzve në Gaza, pavarësisht presionit nga lobi global sionist.
Ne mbetemi të vendosur në pozicionin tonë.



