
Sipas UNHCR-së, qeveria e kryeministrit Fayez al-Sarraj ka ndjekur pjesërisht atë që është propozuar nga një prej ministrave të tij dhe ka liruar 350 emigrantë, të cilët ishin mbyllur në qendrën e paraburgimit në Tajoura.
Javën e shkuar Tajoura u godit nga një sulm ajror i gjeneralit Khalifa Haftar, duke shkaktuar 53 të vdekur. Lirimi i të mbijetuarve u njoftua në Twitter nga seksioni libian i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.



