Samiti i G20-s/ Çfarë do të diskutohet në Argjentinë?

Samiti i G20-s/ Çfarë do të diskutohet në Argjentinë?

Liderët e ekonomive më të mëdha të botës janë mbledhur në Buenos Aires për Samitin e G-20-s. mes tyre janë kryeministrja britanike, Theresa May, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti amerikan, Donald Trump dhe princi i Arabisë Saudite, Mohanned bin Salman.

G20-a përbëhet nga vendet më të fuqishme ekonomikisht në botë. Këto vende të marra së bashku kanë 85% të GDP-së së botës dhe 2/3 e popullsisë së planetit.

Samiti i G20-s është mbajtur çdo vit gjatë dekadës së fundit. Në të diskutohen çështje me rëndësi botërore.

Në samitin e këtij viti do të diskutohet çfarë është arritur që nga koha kur kriza financiare ishte në kulmin e saj.

Grupi do të diskutojë rreth reformave që duhen ndërmarrë për të nxitur tregtinë, çështja e ndryshimeve klimatike, vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi dhe incidentet e fundit mes Rusisë dhe Ukrainës. Edhe takimi i parë i G20-s është mbajtur në Buenos Aires, në vitin 2008.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy