2 korriku i hapjes së ambasadave/ Demaliaj: Nuk pati organizatorë. Po manipulojnë historinë

2 korriku i hapjes së ambasadave/ Demaliaj: Nuk pati organizatorë. Po manipulojnë historinë

Analisti Ilir Demaliaj tha në “Mcn Informacion” se ngjarja e ambasadave s’erdhi si rrufe në qiell të hapur, por rrjedhojë e zhvillimeve në Europën Lindore. Sipas analistit gjatë hyrjes në ambasada nuk pati organizatorë.  Ai u shpreh se komunizmi ende s’është rrëzuar si mendësi në Shqipëri, ndërsa tha se ka njerëz që e manipulojnë dhe falsifikojnë historinë. 

“Po na manipulojnë, falsifikojnë dhe simulojnë historinë që e kemi parë me sytë tanë, dhe marrin përsipër të flasin njerëz që as e kanë studiuar, as kanë qenë dëshmitar, as kanë qenë rrotull fare. Akoma diskutojmë këto ngjarje dhe s’jemi shkëputur nga mendësia komuniste. Ne s’e kemi kryer dekomunistizimin, siç e ka kryer Europa Lindore. Të gjithë ata që dalin dhe thonë, unë e organizova, gënjejnë.

Unë mendoj që ngjarja e ambasadave s’erdhi si rrufe në qiell të hapur, pas Çausheskut ndodhën ngjarjet në Tiranë, Kavajë, Shkodër. Mos çohemi ne ‘rrëzuam komunizmin!’, komunizmi s’është rrëzuar akoma në Shqipëri. Regjimi komunist nuk ra sepse Ramiz Aliaj e transferoi pushtetin. Komunizmi s’ra si meritë e popullit shqiptar, por ra në Europën Lindore dhe Shqipëria do ishte dominoja e fundit, dhe ekonomia ra në zgrip. Të themi ‘organizuam’, ‘patëm mendim politik’, të lutem, të mos abuzojmë!”

“Institucionet shqiptare, politika, media, akoma s’kanë bërë një analizë të plotë për gjithë ngjarjet e vitit 90, deri në dhjetor 90, sepse kanë pasur një platformë për t’i lënë në hije ngjarjet dhe për t’i manipuluar dhe banalizuar me të tilla biseda. A kemi sot demokraci funksionale? Jo. A kemi elitë të shëndoshë? Jo. Në takimin me Ramiz Alinë ato dëshmuan në mënyrën më të turpshme, dhe sot dalin këta njerëz duke filluar nga Berisha, që ‘unë kam rrëzuar komunizmin’!"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy