
Rasti i parë i një krokodili që la veten e tij shtatzënë është identifikuar në një kopsht zoologjik në Kosta Rika.
Krokodili prodhoi një fetus që ishte 99.9% gjenetikisht identik me veten. Fenomeni i të ashtuquajturës “lindja e virgjër” është gjetur te speciet e shpendëve, peshqve dhe zvarranikëve të tjerë, por asnjëherë më parë te krokodilët.
Shkencëtarët thonë se tipari mund të jetë trashëguar nga një paraardhës evolucionar, ashtu si dinozaurët mund të kenë qenë gjithashtu të aftë për vetë-riprodhim.
Rasti në fjalë është publikuar në revistën Royal Society, Biology Letters.
Veza u hodh nga një krokodil amerikan 18-vjeçar në Parque Reptilania në janar 2018. Fetusi brenda ishte plotësisht i formuar, por lindi i vdekur.
Krokodili që vuri vezën u gjet kur ishte dy vjeç dhe u mbajt i ndarë nga krokodilët e tjerë gjatë gjithë jetës së tij. Për shkak të kësaj, ekipi shkencor i parkut kontaktoi doktor Warren Booth, i cili tani punon në Virginia Tech në SHBA. Ai ka 11 vjet që studion lindjet e virgjëra, të njohura shkencërisht si partenogjenezë.
Dr. Booth analizoi fetusin dhe zbuloi se ishte më shumë se 99.9% gjenetikisht identik me nënën e tij, duke konfirmuar se nuk kishte baba.
Ai i tha BBC se nuk ishte i befasuar nga zbulimi.
Ne e shohim një situatë të tillë te peshkaqenët, zogjtë, gjarpërinjtë dhe hardhuca dhe është jashtëzakonisht e përhapur.
Ai tha se arsyeja që partenogjeneza nuk është parë te krokodilët është sepse njerëzit nuk kanë kërkuar shembuj të tyre.
Fakti që mekanizmi i partenogjenezës është i njëjtë në kaq shumë specie të ndryshme sugjeron se është një tipar shumë i lashtë që është trashëguar gjatë gjithë epokave.
Pra, kjo mbështet idenë se dinozaurët gjithashtu mund të riprodhohen në këtë mënyrë.



