Kina e konsideron të pamundur hipotezën e rrjedhjes së virusit që shkaktoi pandeminë Covid 19 nga një laborator në territorin e saj.
Përmes një deklarate për mediat këtë të hënë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kinë, Mao Ning tha se përfundimi shkencor i arritur nga grupi i përbashkët i ekspertëve të Kinës dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), bazuar në kërkimet në terren dhe në laboratorët përkatës në Wuhan tregojnë që ka shumë pak gjasa që të ketë pasur një rrjedhje laboratori.
Kjo është njohur gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe nga komuniteti shkencor.
CIA, agjencia kryesore e inteligjencës e Shteteve të Bashkuara, vlerësoi të shtunën se hipoteza e një rrjedhjeje të virusit nga një laborator kinez ishte më e mundshme sesa ajo e transmetimit nga kafshët.



