Aleancë PD-LSI? Topalli: Që të vish në pushtet, duhet të sjellësh diçka të re

Aleancë PD-LSI? Topalli: Që të vish në pushtet, duhet të sjellësh diçka të re

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk e mbështet idenë e kryetarit Basha për një koalicion të mundshëm me LSI-në. Gjatë një interviste në “Neës 24”, Topalli tha se për të ardhur në pushtet duhet të sjellësh diçka të re.

“Gjatë këtyre tre viteve unë kam qenë gjithnjë kundër një ndarjeje mes PS dhe LSI apo afrim me PD. Në pushtet nuk vihet vetëm se duhet rotacioni, por duhet të sjellësh diçka të re”, tha ajo.

Ndërsa në lidhje me marrëdhënien që ka me Bashën, Topalli la të kuptohet se ajo ndryshon shumë nga marrëdhënia që kishte me Berishën.

“Kam shkuar shumë shumë mirë me Sali Berishën dhe lidershipi i ri ka ndryshim shumë të madh”, tha ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy