
Greqia dhe Maqedonia do të nënshkruajnë një marrëveshje më 17 qershor për të ndryshuar emrin e ish republikës jugosllave, tha burime afër procesit të premten, raporton reuters.
Marrëveshja, e cila ka shkaktuar reagime të ashpra të opozitës në të dyja vendet, do të nënshkruhet në rajonin e Prespes, një lagje liqenore në kufijtë e Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Por, sipas informacioneve të MIA-s Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, marrëveshjen e arritur, në praninë e kryeministrave të të dy vendeve do ta nënshkruajnë në Greqi, por së bashku me miqtë nga Greqia do të kalojnë në territorin e Maqedonisë dhe do të pasojë një drekë e përbashkët.Pa një konfirmim zyrtar, nënshkrimi me siguri do të bëhet nesër.



