
Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar në orët e para të m ëngejsit të kësaj të shtune.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnjë, ku shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Fiershegan, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka marrë goditje të rënda dhe ka ndërruar jetë.
Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.



