Sulmi terrorist në Nju Jork /Arrestohet një i dyshuar, plagosen 4 persona (VIDEO)

Sulmi terrorist në Nju Jork /Arrestohet një i dyshuar, plagosen 4 persona (VIDEO)

Policia e Nju Jorkut thotë se një person është ndaluar pasi dyshohet se kishte lidhje me një shpërthim në një stacion të transportit urban në Manhatan.

Policia konfirmoi se i dyshuari është plagosur së bashuk me 4 persona të tjerë nga shpërthimi, që ndodhi vetëm disa blloqe larg sheshit të njohur Times Square.

Tre linja metroje kanë shërbim pasagjerësh në zonën e evakuuar, ku ndalen edhe një numër linjash të autobusëve të qytetit. 

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi mëngjesin e sotëm në një stacion metroje pranë terminalit të autobusëve në Manhatan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Mediat amerikane shkruajnë se ka shumë mundësi të ketë qenë një sulm terrorist. 

Agjencitë e përforcimit të ligjit raportuan se shpërthimi nuk ndodhi i plotë, por ishte i pjesshëm dhe policia bashkë me zjarrfikësit kanë ndëhyrë në kohë.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, pas shpërthimit është shkaktuar një kaos masiv dhe janë ndaluar linja të shumta të metrove

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Trump është informuar për incidentin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy