
Xhani De Biasi dhe Kristian Panuçi ishin dy të ftuarit specialë në mbrëmjen gala të festave të fundvitit e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Të dy trajnerët në një prononcim ekskluziv për TemA TV folën për vitin që lamë pas dhe pritshmëritë për 2018-n.
Gjithashtu, ata folën dhe për zgjedhjet e FSHF-së, ku mbështetën kandidaturën e Armand Dukës.



