Televizioni holandez Nu.nl ndoqi me detaje organizimin, atmosferën dhe finale e UEFA Conference League në Tiranë mes Romës dhe Feyenoord.
Mes të intervistuarve, gazetarët holandezë zgjodhën edhe gazetarin e MCN, Andon Kello, i cili u shpjegoi rëndësinë e kësaj finaleje për Shqipërinë si dhe masat e rrepta policore që çuan në mbylljen e Tiranës.
Sipas televizionit holandez, finalja Roma-Feyenord ishte ngjarja më e madhe sportive e të gjitha kohërave në Shqipëri, dhe për këtë arsye qeveria shqiptare vendosi të bllokojë çdo hyrje për në Tiranë.
Gjithsesi, duket se masat funksionuan pasi tifozët holandezë e italianë ndryshe nga mbrëmja e 24 majit, nuk shkaktuan më asnjë incident.



