
"Prioriteti kryesor" i Pekinit është të shtyjë për një armëpushim dhe t'i japë fund luftës në Ukrainë, i tha udhëheqësi kinez Xi Jinping shefit të Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe presidentit francez Emmanuel Macron gjatë takimit të tyre të enjten.
Në takimin me presidentin kinez Xi, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh kundër dërgimit të armëve në Rusi.
Von der Leyen tha më pas për gazetarët se ajo po llogarit që Kina të mos i vërë në dispozicion Rusisë asnjë pajisje ushtarake “direkt ose indirekt”.
Armatosja e agresorit është kundër ligjit ndërkombëtar dhe do të dëmtonte rëndë marrëdhëniet tona. Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina ka një përgjegjësi të madhe.
Duke ju referuar luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, von der Leyen i bëri gjithashtu thirrje presidentit Xi Jinping që të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski.
Ursula von der Leyen tha se e vlerëson si “shenjë pozitive” premtimin e kreut të shtetit kinez se do ta bënte një gjë të tillë sapo të ishte koha e duhur.
Ndërkohë, betejat vazhdojnë në pjesë të Ukrainës lindore, tha ushtria e vendit të enjten, me trupat ukrainase të përqendruara në qytetin e shkatërruar të Bakhmut në përpjekje për të lodhur rusët.



