Ajo është cilësuar si dasma më luksoze në botë. Por historia që fshihet pas saj është e ngjashme për përrallat e Vëllezërve Grim.
Një modele u martua me djalin e gruas me ngjyrë më të pasur në botë. Dasma e tyre kushtoi së paku 5 milionë sterlina.
Bukuroshja iraniane Naza Jafarian lidhi kurorë me Folarin Alakija në një ceremoni luksoze në pallatin “Blenheim”, me një tortë të lartë 3.6 metra, një milion trëndafila të bardhë dhe një performancë surprizë nga Robin Thicke
Alakija është trashëgimtar i një pasurie prej 2.1 miliardë dollarësh- mamaja e tij 66-vjeçare, Folorunsho është renditur nga Forbes si personi i 14-të më i pasur në Afrikë.
Por historia e familjes së nuses është krejt e ndryshme. Mamaja e divorcuar e Naza-s, Nooshin, jeton në një banesë sociale.
Ajo është 51 vjeç dhe në vitin 2014 u deklarua e falimentuar. Djali i saj është arrestuar së fundmi pasi u kap duke ngarë makinën, teksa ishte i droguar me kokainë.
Modelja 28-vjeçare ka lindur në Iran, por është rritur në Britani. Ajo ka studiuar bio-inxhinieri në Mançester. Po ashtu ajo ka një diplomë juridiku.
Pasi mbylli studimet, nisi karrierën si modele. Ajo u takua me bashkëshortin e saj në Londër.
Ai ka qenë i martuar më parë, por bashkëshortja i vdiq nga kanceri. Mamaja e dhëndrit, Folorunsho Alakija, ka parakaluar Oprah Winfrey si gruaja më e pasur me prejardhje afrikane.
Ajo e nisi karrierën si sekretare dhe studioi për modë në Londër. Më pas u kthye në Nigeri dhe hapi një kompani mode, të quajtur Supreme Stitches.
Por kulmin e arriti kur themeloi një kompani nafte, të quajtur Famfa Oil.



