Pandemia që “vrau” edhe seksin, si ka ndryshuar lagjja me drita të kuqe në Amsterdam  

Pandemia që “vrau” edhe seksin, si ka ndryshuar lagjja me drita të kuqe në Amsterdam  

Pasi u kthyen në punë në fillim të këtij muaji, punonjëset e seksit në lagjen me drita të kuqe në Amsterdam nuk e patën të lehtë si më parë. Pas katër muajsh pa punë, fluksi i klientëve nuk është i njëjti. De Wallen, siç njihet në Amsterdam lagjja me drita të kuqe, zakonisht është plot turistë në këtë periudhë të vitit. Por këtë vit gjërat kanë ndryshuar.

Pim van Burk, i cili menaxhon një organizatë që jep me qira dhomat që përdorin punonjëset e seksit, thotë se kërkesa është përgjysmuar.

Edhe procedura e pritjes së klientëve ka ndryshuar. Si në çdo biznes, edhe aty klientëve u matet fillimisht temperatura.

Dje më erdhi një klient me temperaturë 36.5. Kur mbaruam e kishte 36.7”, thotë me të qeshur Ana, një punonjëse seksi.

Ajo thotë se për të minimizuar rrezikun praktikon doggy style. Por nëse në Holandë, kjo është zgjedhje, në Belgjikë është detyrim. Atje qeveria ua ka ndaluar punonjëseve dhe klientëve disa pozicione seksi për disa kohë.

Në Amsterdam, çdo gjë tjetër është e lejuar, për aq kohë sa nuk ka puthje dhe kontakt me frymëmarrjen e tjetrit. Seksi oral është shërbimi më popullor në lagjen me drita të kuqe. Ndërsa higjiena ka qenë kusht i domosdoshëm edhe para pandemisë.

Por gratë që ofrojnë trupin e tyre atje ia kanë frikën planit të qeverisë për ta mbyllur këtë lagje, duke përdorur pandeminë si argument. Ato e kanë kundërshuar prej vitesh një plan të tillë, por tani janë më të shqetësuara se asnjëherë. / Vice /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy