Avokati Kujtim Cakrani, për seancën në Apelin e GJKKO për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj thotë se përgjimet e kryera ndaj tij janë të ligjshme nëse merren me vendim gjykate dhe se për shkak të tyre pozita e tij është e rënduar.
Ai deklaroi për MCN Live se nuk beson se do i zbutet masa e sigurisë nga “arrest me burg” për shkak se edhe pas arrestimit me deklaratat dhe akuzat për prokurorin e çështjes Olsi Dado dhe gjyqtarin e shkallës së parë, Erjon Bani, pozita e Veliajt është e rënduar.
Sipas tij, Veliaj nuk e ka menduar se do i vendosnin përgjues në ambientet e paraburgimit, por shton se avokatët duhet ta kishin këshilluar.
Veliaj ka intimiduar nga paraburgimi prokurorin Dado dhe gjyqtarin e shkallës së parë dhe të gjitha këto janë shtuar në një fashikull tjetër dhe i kërkon gjykatës që të mos japin masë tjetër nga ajo e shkallës së parë, pasi është person i rrezikshëm dhe kjo e rëndon pozitën e Veliajt për një masë më të butë.
Duke njohur gjyqtarin Engert Pëllumbi është rigoroz dhe nuk presionohet as nga politika dhe as nga presione gazetareske ndaj mendoj se zoti Veliaj do të rrijë gjatë pas hekurave.
Përgjimet në ambientet e paraburgimit janë normale për organin e akuzës, mjafton që të jenë me vendim gjykate.
Zoti Veliaj ka diskutuar me vëllanë e tij, e udhëzonte, se kë gazetar të takonte dhe me kë media duhet të fliste dhe si të denigronin gjyqtarin dhe sidomos prokurorin e SPAK.
Kjo ka qenë përfitim i vlefshëm për organin e akuzës dhe e ka kapur të papërgatitur zotin Veliaj.
Kjo është një rrethanë rënduese ndaj zotit Veliaj, ndaj mendoj se nuk do të ketë ndryshim mase ndaj zotit Veliaj dhe për mua momenti i sotëm do jetë thjeshtë një procedurë.
Arsyeja që një person qëndron në “arrest me burg” është rreziku i prishjes së provave dhe Veliaj e ka treguar se është rrezik për prishjen e provave.
Veliaj nuk e ka menduar se do i vendosnin përgjues në ambientet e paraburgimit, ka besuar më shumë në pushtetin e tij, por avokatët duhet ta kishin këshilluar.
Zoti Veliaj nëse shkon në zyrë ai mund ta përsërisë veprën penale dhe për këtë arsye i kërkohet gjykatës masën shtrënguese “arrest me burg”.



