Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:10 në lagjen nr.14 në Durrës.
Një automjet me drejtues 40-vjeçarin me iniciale L.B. është përplasur me një motomjet.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:10, në lagjen nr. 14 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. B., 40 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. K.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi N. K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



