Fushata për uljen e përdorimit të euros në ekonominë shqiptare nuk mund të konsiderohet si luftë kundër kësaj monedhe dhe ajo nuk duhet të shqetësojë opinionin.
I këtij mendimi është Adrian Civici, i cili në një prononocim për TEMA TV thotë se nisma synon të mbrojë konsumatorët e kreditorët dhe të rrisë efektivitetin e lekut në treg.
Megjithatë, strategjia duhet të jetë e kujdeshme dhe e mirëstudiuar, në mënyrë që të mos goditen prodhuesit.
Lidhur me efektet e mundshme negative, profesor Civici thotë se ato mund të vijnë për dy shkaqe.
Ditët e fundit ka pasur një forcim të lekut, dhe rënie të euros, por për Civicin kjo nuk ka ardhur nga nisma e BSH-së për De-eurozimin.



