Një ditë pas mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, që u shoqërua me debate dhe fyerje, këto të fundit janë përsëritur në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm. Deputeti i PD-së, Kastriot Islami, ka debatuar me ministrin e Jashtëm Bushati, një debat ku nuk kanë munguar fyerjet.
Islami i është drejtuar ministrit me fjalën “rrugaç”.
“Ti je rrugaç, rrugaç, injorant. Nuk duhet të jesh më ministër”, tha Islami, ndërsa Bushati vijoi fjalën e tij.
“Injorant. Ai flet me gjuhë rrugaçësh, ne po themi mendimin tonë”, tha sërish Islami pasi kryetarja e komisionit i bëri thirrje të ruante etikën.
Ndërsa ministri Bushati kërkoi që të mbahet qëndrim për këtë gjuhë. Kryetarja e komisionit, Arta Dade, tha se do të merren masa.



