Izraeli dhe Libani afër marrëveshjes historike të caktimit të kufijve detarë

Izraeli dhe Libani afër marrëveshjes historike të caktimit të kufijve detarë

Marrëveshja "historike" e cila do t'i japë fund mosmarrëveshjes së gjatë dhe të vështirë për kufijtë detarë midis Izraelit dhe Libanit do të nënshkruhet.

Ngërçi i javës së kaluar, i cili kishte çuar në ngecjen e marrëveshjes mes dy vendeve, të cilat teknikisht janë ende në luftë, duket se është tejkaluar.  

Njoftimi u bë nga negociatori dhe këshilltari i sigurisë kombëtare i Izraelit, Eyal Hulata.

Kompromisi, i cili do të ketë të bëjë me atë pjesë të ujërave të Mesdheut veçanërisht të pasur me gaz, rrjedh nga një propozim i bërë nga Shtetet e Bashkuara. 

Projekti i hartuar nga shtetet plotësoi kërkesat e Jeruzalemit, thuhet në shënimin e lëshuar. 

Ne kemi mbrojtur interesat e sigurisë së Izraelit dhe jemi në rrugën e një marrëveshjeje historike.

Pas marrjes së propozimit të Uashingtonit për zgjidhjen e çështjes nga i dërguari special amerikan Amos Hochstein, Bejruti në fakt kishte bërë kërkesa për ndryshime, të refuzuara nga kryeministri izraelit, i cili kishte pranuar pozitivisht draftin origjinal amerikan. Bisedimet indirekte vazhduan gjatë fundjavës dhe erdhi përgjigja e shtetit hebre ndaj draftit përfundimtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy