Mbi 376,000 palestinezë të zhvendosur janë kthyer në veri të Gazës.
Shifrat janë bërë me dije nga Organizata Humanitare e Kombeve të Bashkuara.
“Vlerësohet se mbi 376,000 njerëz janë kthyer në vendet e tyre të origjinës në veri të Gazës, pas tërheqjes së forcave izraelite nga dy rrugët kryesore përgjatë korridorit Netzarim”, specifikon zyra e OKB-së.
Nga ana tjetër i dërguari i Trump në Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff , i premtoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se Shtetet e Bashkuara do të shtyjnë procesin e rindërtimit të Rripit të Gazës derisa të bien dakord për planet për të garantuar sigurinë e komuniteteve izraelite pranë Rripit të Gazës.



