Biznesmeni rus u uron mirëseardhjen tifozëve me imazhin e të shoqes

Biznesmeni rus u uron mirëseardhjen tifozëve me imazhin e të shoqes

Një biznesmen rus, i cili ka në pronësi një kompani që merret me pikturat murale, i dha mundësinë gruas së vet për t’u uruar mirëseardhjen tifozëve në Botërorin 2018.

Ivan Pnateleev udhëzoi që në fasadën e një ndërtese 12-katëshe të pikturohej e shoqja me një top në dorë.

Pronari i “Novatek Art” vendosi që bashkëshortja e tij, Daria, të pikturohej në një prej ndërtesave të distriktit Zhubelino në Moskë.

Në pikturën e llojit grafiti, Daria shfaqet me veshje sportive provokuese dhe një top në dorë.

“Kjo është një pikturë murale me të cilën ne u urojmë mirëseardhjen të huajve në Rusi dhe i ftojmë të luajnë futboll”, tha Panteleev.

“Për pikturën ka shërbyer si modele gruaja ime”, pranoi ai, ndërsa shtoi se projekti është sponsorizuar nga bashkia e Moskës.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy