Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Marash Logu, komenton nisjen e punës së mazhorancës dhe opozitës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Duke folur për MCN TV, Logu deklaroi se megjithëse komisioni u ngrit në muajin shkurt, miratimi i tij u bë vetëm në javët e fundit, kjo edhe për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme në Partinë Demokratike të cilat tha ai, kanë penguar edhe punën e komisionit.
Sipas tij, komisioni është konstituar, të premten ka pasur mbledhjen e parë dhe veprimi i parë ka kërkuar asistencë dhe ekspertizë nga gjithë faktorët ndërkombëtarët, veçanërisht për ekspertizën e OSBE-ODHIR dhe komisionit të Venecias.
Shqetësimet kryesore të PD, janë shitblerja masive e votave e cila është problem mjaft shqetësues. Në zgjedhjet e fundit e përhapur në të gjitha qarqet dhe ka pasur ndikim të caktuar në rezultat, përdorimi i asteve publike në fushatën e PS.
Çështja e të dhënave personale dhe patronazhistëve mbetet çështje e rëndësishme që duhet të marrë vëmendjen e komisionit për reformën zgjedhore. E drejta e votës së emigrantëve duhet garantuar.
Çështje që duhet diskutuar është financimi i partive, në 25 prill pamë se si palë të treta që nuk ishin as parti as kandidatë në zgjedhje, futeshin në procesin zgjedhor.
PD në vitin 2020 ka diskutuar, do kemi mundësi të kontrollojmë dhe masim gjithë financimin e parave. Nuk bëhet fjalë për paratë që financohen nga buxheti. Problemi kryesor në Shqipëri qëndron me ato para që vijnë nga palë private.
Problem është deklarimi i fondeve. Edhe vetë KQZ që kontrollon financimet, ka problematika të ndryshme. Ndoshta në aftashkurtër financimi i KQZ është rëndesë në buxhetin e shtetit. Në afatgjatë do të rezultojë diçka pozitive.
Sa i takon propozimeve për Komisionin për Reformën Zgjedhore, atij sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, Logu deklaroi se kjo çështje mbetet për t’u diskutuar.
Ai tha se ka pasur diskutime nëse duhet të vazhdohet me sistemin proporcional apo mazhoritar.
Pika e parë dhe kryesore për PD është të zhbëhen ndryshimet e njëanshme në 2020. Ndryshimet në Kushtetutë nuk bëhen në mënyrë të njëanshme nga partia në pushtet, por nga opozita dhe mazhoranca.
Çdo votë duhet të jetë e barabartë. Duhet ofruar shqiptarëve një sistem zgjedhor që përfaqësojnë më mirë votën e tyre.
Sa i takon heqjes së koalicioneve zgjedhore, Logu foli për ndryshim të njëanshëm të Kushtetutës nga ana e Partisë Socialiste.
Ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës që u bënë asokohe, duhet të jenë pika fillestare e fillimit të dialogut.



