
Një grup personash që ndihmojnë emigrantët kanë akuzuar rojet bregdetare të Libisë për braktisjen e tre personave në Mesdhe, duke përfshirë një grua dhe një foshnjë të cilët gjetën vdekjen, pasi roja bregdetare kapi një anije me 160 persona në bord që po shkonin për në Evropë.
"Proactiva Open Arms", një grup spanjoll i shpëtimit, tha se gjeti një grua të gjallë të martën dhe një tjetër të vdekur, së bashku me foshnjën rreth 90 milje nga bregu libian.
Ata kanë postuar fotografi dhe video të mbeturinave dhe trupave të vdekur në mediat sociale dhe akuzoi si një anije tregtare që lundronte në ujërat ndërkombëtare dhe rojet bregdetare të Libisë për dështimin për të ndihmuar tre njerëzit.
Rojet bregdetare thanë se kryen shpëtimin e refugjatëve dhe emigrantëve të cilët ishin nisur për në Evropë në përputhje me standardet ndërkombëtare në shpëtimin e jetës në det.
Një zëdhënës tha: "Të gjitha fatkeqësitë që ndodhin në det janë shkaktuar nga trafikantët e njerëzve që janë të interesuar vetëm për fitim dhe praninë e grupeve të tilla të papërgjegjshme joqeveritare në rajon".
Dy gratë dhe fëmija kishin refuzuar të hipnin në anijen libiane me pjesën tjetër të grupit dhe u braktisën në det pasi rojet bregdetare shkatërruan anijen e tyre.
Sipas OKB-së, 1,443 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur duke tentuar të kalojnë në Mesdhe këtë vit, deri në 15 korrik. Libia është shfaqur si një pikë kyçe tranziti kur trafikantët shfrytëzojnë pauzën dhe kaosin që ka përfshirë vendin që nga një kryengritje në vitin 2011.
Qeveria e re populiste e Italisë është zotuar të ndalë fluksin e refugjatëve dhe emigrantëve në të gjithë Mesdheun dhe i ka dhënë ndihmë autoriteteve libiane për ta bërë këtë. Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se njerëzit që kthehen në Libi janë në rrezik për rrahje, abuzim, përdhunim dhe skllavëri.
Rojet bregdetare thanë të martën se një anije me 158 pasagjerë u ndalua të hënën në brigjet e qytetit perëndimor të Khoms. Ata thanë se pasagjerëve iu dha ndihma humanitare dhe mjekësore dhe u dërguan në një kamp refugjatësh në Khoms.
Numri i përgjithshëm i refugjatëve dhe emigrantëve që hyjnë në Evropë nga deti këtë vit arrin në 50.872, sa gjysma e 109.746 të cilët kishin ardhur deri në mes të korrikut të vitit të kaluar, tha agjencia. Në të njëjtën periudhë të vitit 2016, në Evropë erdhën 241,859 refugjatë dhe emigrantë.



