Gupi: S’ka bojkot për masën e sigurisë, hapi i radhës ankimimi kushtetues (VIDEO)

Gupi: S’ka bojkot për masën e sigurisë, hapi i radhës ankimimi kushtetues (VIDEO)

Avokati Marsid Gupi i ftuar në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me bojkotin e avokatëve të cilët kanë dalë kundër hartës gjyqësore.

Ai tha se hartuesit kanë mundësi që ta rregullojnë këtë hartë, ndërsa theksoi se nëse ky bojkot nuk merret parasysh do të ndërmerren hapa të tjerë.

Ndër të tjera ai tha se me hartën e re gjyqësore normalisht që pritet të zvarriten edhe më shumë gjyqet sepse kur nuk po zgjidhen me këtë numër aktualisht nuk mund të pretendosh një gjë të tillë nëse bën shkurtime, pa marrë parasysh shtoi ai dhe koston që do rëndojë në xhepat e qytetarëve.

Hartuesit kanë mundësi ta ndryshojnë këtë hartë dhe ka hapa që i parashikon ligji, ky veprim pjesa e bojkotit nga avokatët ka qenë njëlloj veprimi pasi s’kanë marrë parasysh kërkesat e dhomës së avokatisë në tryezat më parë ku ajo ka shprehur pretendimet e veta si ndikon dhe një nga hapat ka qenë bojkoti. Kryetari i dhomës shprehu se një nga hapat e tjerë do jetë një ankimim kushtetues dhe nëse kjo nuk merret parasysh nga qeveria, do ndjekim hapat që na mundëson ligji. Ne pretendojmë se duke shkurtuar strukturën, nëse ti nuk merr dot përsipër shqyrtimin e dosjeve me kaq numër gjykatës si pretendon se me më pak do kesh mundësi. Kjo ka ndodhur ata nuk është se kanë thyer masën për bojkotin se dhe dhoma e avokatisë nuk ka pasur bojkotim të masës sigurisë. Imagjino një qytetar që jeton në fshat dhe vjen të bëjë apelimin në Tiranë, sa shkon fatura e gjyqit.

Më tej avokati Gupi tha se njeh njerëz që enden prej vitesh në dyert e gjykatës se nuk kanë marrë një zgjidhje, ndërsa u shpreh se me shkurtimin e strukturës do ketë gjyqe që mund të ndikojnë dhe në vetëgjyqësi.

Njoh njerëz që kanë deri 10 vite para dyerve të gjykatës. Gjithmonë duke u nisur me këtë numër që ka qenë, po me shkurtimin strukturës do ketë gjyqe që do ndikojnë dhe në vetëgjyqësi. Sa të vijë ai në Tiranë e bën vetëgjyqësinë. Problemi qëndron që në gjenezë, si do e përmirësojë këtë ndryshim ligjor sepse kur kjo ndodh ajo duhet të behët publik dhe e dyta bëhet një rezyme e të gjithë situatës. Të gjitha këto s’janë bërë publike, duket sikur është marrë gati dhe është hedhur në votim dhe merret vendimi dhe më pas bëhet publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy