Rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Vijon mbizotërimi i motit të kthjellët gjatë orëve të paradites. Por, pasditja do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe pjesërish në qendër.

Edhe pse ka shtim të lagështirës në ajër nuk priten reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.

Sipas MeteoAlb, era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgë mbi  2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Britania e Madhe do të jenë me reshje të dendura shiu ku herë pas here do të ketë rrebeshe. Po ashtu, mbetet situata e paqëndrueshme për gadishullin iberik ku shirat do të jenë dominantë ndërsa pjesa më e madhe e Europës paraqitet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme amtosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e motit të kthjellët në pothuajse gjithë Kosovën. Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet të shfaqje të vranësirave kalimtare në të gjithë territorin, të cilat nuk do të sjellin reshje.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshmë atmosferike, duke bërë që vendi të jetë në dominimin e kthjellimeve. Por pritet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash në orët e pasdites në Veri dhe Jug të MV.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy