Arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për korrupsion me inceneratorët ngre pikëpyetjen e madhe nëse ky ishte një rasti I izoluar apo afera e mbetjeve është më e madhe se kaq? Rikthimi në kujtesë i ngjarjeve historike, tregon se afera e inceneratorëve nuk shpërtheu rastësisht, por ishte pjesë e një plani të hershëm, që përfshin në korrupsion thuajse të gjithë makinerinë e pushtetit në nivel qëndror dhe lokal.
Kur përgatitej të ulej në kolltukun e kryeministrit, gjatë fushatës elektorale të vitit 2013, Edi Rama lajmëroi nga Elbasani një vendim drastik.
Dy javë pas marrjes së pushtetit, maxhoranca socialiste votoi ne Parlament ndalimin e importit të mbetjeve. Për shkak të ndjeshmërisë në atë kohë kjo masë gjeti mbështetje publike. Por me sa duket qeveria kishte plane të tjera në kokë.
Ndalimi i importit të mbetjeve falimentoi në bllok të gjitha kompanitë e riciklimit duke krijuar një situatë emergjente në vend. Skenari nisi pikërisht nga Elbasani. Në 18 shtator të vitit 2014 përmes një mbledhje jashtë radhe, këshilli bashkiak shpalli gjendjen e emergjencës mjedisore.
Dy muaj më parë, në Tiranë ishte themeluar një kompani e quajtur Albtek Energji. Ndërsa dy muaj pas shpalljes së emergjencës, qeveria i dha kësaj kompanie koncesionin e ndërtimit të inceneratorit në Elbasan. Pra gjithçka e kordinuar. Në korrik themelohet kompania, në shtator shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe në dhjetor i jepet koncesioni.
Ai i Elbasanit ishte vetëm akti i parë i monpolizimit të mbetjeve në dorën e disa biznesmenëve kontrovers pa asnjë eksperiencë në këtë fushë. Ata ishin, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.
Modeli i inceneratorëve u shtri në Fier dhe kulmoi në Tiranë, me një kontratë me vlerë 430 milionë euro, edhe pse strategjia e mbetjeve e klasifikonte incenerimin sit ë fundit në hierarkinë e trajtimit të mbetjeve. Por Edi Rama i shfaqte inceneratorët si modele suksesi.
Pasi socialistët morën mandatin e tretë, skema e Elbasanit, pra krijimi i krizës mjedisore për të ushqyer biznesin e inceneratorëve u replikua thuajse identike në durrës. Verën e këtij viti Durrësi u përmbyt nga plehrat dhe pas kësaj, përmes një procedure të dyshimtë ligjore mbetjet e durrësit iu dhanë inceneratorit fantazmë të Tiranës duke e zgjeruar këtë biznes edhe më të paktën 150 milionë euro të tjera. Ndërsa mediat publikonin fakte për korrupsion me inceneratorët, Edi Rama ishte mbrojtësi më i madh i tyre.
Ajo e inceneratorëve është një aferë e madhe, ku i gjithë pushteti ka vepruar në bllok, i koordinuar dhe me vetëdijë për të ngritur këtë bioznes. Praktikisht një kapje e mirëfilltë e shtetit, ku tre biznesmenët e panjohur që monopizuan mbetjet dhe sot janë në kërkim, ishin thjesht instrumenta. Dhe sigurisht Lefter Koka nuk ishte arkitekti I kësaj afere.



