SPAK sekuestron pasuritë e grupit “AKSHI”, Cakrani: Dështim, synimi duhet të jetë kapja e parave cash (VIDEO)

SPAK sekuestron pasuritë e grupit “AKSHI”, Cakrani: Dështim, synimi duhet të jetë kapja e parave cash (VIDEO)

Zhvillimet e fundit në dosjen “AKSHI”, ku Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ndërmarrë sekuestrimin e pasurive të një grupi të dyshuar kriminal, kanë nxitur reagime dhe analiza mbi ecurinë e hetimeve dhe efektivitetin e tyre.

 

Në ‘MCN Live’, avokati Kujtim Cakrani u shpreh se sekuestrimi i pasurive është një hap i rëndësishëm, por jo i mjaftueshëm nëse nuk arrihet të identifikohen dhe bllokohen paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal.

 

Nëse flasim për dosjen e AKSHI-t, bëhet fjalë për informacione që tashmë janë të njohura, me personazhe kryesore Karçanajn dhe të tjerë. Sipas asaj që është deklaruar, ajo rezulton pa pasuri të deklaruara, por kjo përputhet edhe me praktikat e grupeve mafioze, si në Itali, ku shpesh anëtarët nuk mbajnë prona në emrin e tyre.

 

Ai theksoi më tej se ndërthurja mes politikës dhe krimit të organizuar mbetet një problem i madh në Shqipëri, ndërsa ngriti shqetësime edhe për mënyrën e trajtimit të pronave.

 

Ka raste kur pronat e qytetarëve janë fshirë ose regjistruar në emra të tjerë dhe më pas shfrytëzohen për interesa të ndryshme, duke marrë edhe statusin e investitorit strategjik. Problemi kryesor mbetet te qytetari, i cili duhet të reagojë dhe të denoncojë.

 

Sa i përket veprimeve hetimore, Cakrani kritikoi qasjen e prokurorisë, duke theksuar se shpesh arrestimet kryhen përpara se të përfundojë hetimi i plotë financiar.

 

Prokuroria ka një problem të madh: arreston fillimisht dhe më pas heton. Në këto raste, personat e përfshirë kanë kohë të zhvendosin paratë. Mendoj se paratë e korrupsionit nuk janë kapur. Sekuestrimi i pronave nuk mjafton; thelbi është të gjenden paratë.

 

Sipas tij, dështimi për të identifikuar asetet financiare të paligjshme mund të çojë në humbjen e qëllimit të drejtësisë.

 

Qëllimi është të kapen paratë e vjedhura. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë masa mbetet e pjesshme dhe joefektive.

 

Në lidhje me akuzat ndaj Mirlinda Karçanajt të përfshirë, Cakrani theksoi se bashkëpunimi në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal konsiderohet rrethanë rënduese.

 

Akuzat janë shtuar me episode të reja dhe bashkëpunimi i organizuar e rëndon pozitën penale të saj, duke parashikuar dënime nga 10 deri në 20 vite burgim. Kjo konsiderohet një nga format më të rënda të veprës penale, pas terrorizmit e krahasueshme me atë që në Itali njihet si bashkëpunim mafioz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy