Turizmi, Vathi: Lufta ka dekurajuar turistët! Çmimet të rritura

Turizmi, Vathi: Lufta ka dekurajuar turistët! Çmimet të rritura

Eksperti i çështjeve të turizmit, Besnik Vathi, e cilëson luftën në Ukrainë me ndikim të madh, jo thjesht për numrin e turistëve nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia, por edhe nga vendet e tjera.

Duke folur për MCN Economy, ai deklaroi se turizmi shqiptar ashtu si në tërë botën, është goditur për shkak të pasojave që sjell lufta dhe që nuk lidhjen thjeshtë me turistët ukrainas, rusë dhe bjellorus, por se ekziston një frikë e përgjithshme për të marrë vendime për të lëvizur drejt Shqipërisë apo vendeve të tjera turistike për shkak të frikës së luftës.

Pasojë tjetër është rritja e çmimeve të karburanteve që shkon në rritjen e kostove të fluturimeve, që është sërish pasojë e luftës. Ky vit është i ndryshëm nga vitet e tjera sepse nuk mund ta krahasojmë me 2020 kur turistët europianë mungonin, edhe në 2021 mungonin nga Europa Perëndimore, Gjermania, vendet skandinave, të mbyllura prej pandemisë. Këta vit ata do kthehen drejt Shqipërisë.

Një pjesë e atyre që humbin nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia, mund të zëvendësohen nga ata që vijnë nga Europa Perëndimore. Pati heqje vizash për Lindjen e Mesme, për herë të parë erdhën vjet, besoj se edhe këtë vit do vijë se i njëjti veprim u ndërmor nga qeveria me qëllim që të vijojnë lirshëm gjatë sezonit veror. Shpresoj që numerikisht Shqipëria të mos e ndjejë largimin e turistëve.

I pyetur nëse do të ketë anulime nga turistët polakë, tha se për momentin nuk kanë arsye të bëjnë anulime, por se kanë arsye që të mos shpeshtojnë apo rrisin numrin e prenotimeve, pasi presin se mos ndodh ndonjë situatë përshkallëzimi në luftë.

Por ai i qëndron bindjes se turistët polakë do vijnë në numër të madh.

Vathi bëri të ditur se Shqipëria pret rreth 6 milionë turistë në vit, në vitin më të mirë, por pranoi se fluturimet charter nuk janë në nivelin e lartë siç kanë qenë.

Një kompani ajrore low cost, këtë vit ka 35 destinacione direkte nga Tirana. Mund të ketë shpeshtuar dhe frekuencën. Ka fluturime direkte nga Stokholm, Malmo, nga Italia rreth 10 aeroporte, fluturime direkte nga Gjermania dhje Franca. Të gjitha fluturimet e planifikuara në numër total do të sjellin më shumë turistë se ata që humbëm, nëse do kemi politika nxitëse për turistët.

Me ne apo pa ne ata turistë do vijnë, në kushtet kur edhe hotelet janë në treg, besoj se turizmi shqiptar do përfitojë. Grupi i turistëve zbulues do vijnë, nëse themi që është rritur cilësia, vetë fillimi i fluturimeve charter dhe tour operatorëve, që kërkonin edhe hotele all inclusive, me shërbime më shumë, hotele të një kategorie gjithnjë e më të lartë, më afër detit, bëri që edhe oferta të përmirësohej, shërbimet të përmirësoheshin dhe çmimet t’i afroheshin kësaj kërkese dhe të shikonim një ndryshim cilësor të turistëve që vinin në Shqipëri. Kjo gjë ka ndodhur duke përjashtuar dy vitet e pandemisë.

Ndër të tjera eksperti Vathi shtoi se rritja e çmimeve është pasojë e ngritjes së çmimeve në tregjet botërore prej luftës në Ukrainë, por nënvizoi se një gjë e tillë nuk është vetëm në Shqipëri.

Pasojat e konfliktit janë kudo dhe çmimet janë rritur edhe në Spanjë, Paris, Amsterdam dhe kudo. Rritja e çmimeve në Shqipëri nuk është se do bjerë në sy dhe do jetë në dëm të Shqipërisë. Por se do jetë në dëm të turizmit botëror në kushtet kur ka rritje çmimesh totale. Klienti nuk e përballon dot dhe do udhëtojnë vetëm ata që e përballojnë. Ndjehet rritja e çmimeve dhe kjo nuk ndjehet vetëm në hotel apo restorant.

Është rritur karburanti, transporti nuk do jetë më siç ishte, është rritur transporti me autobus, avion, çmimi në hotele. Me një perceptim timin çmimet janë rritur 10-15%. Politika mund të ndërhyjë, por e pamundur të ndjejë rrjedhjet reale të çdo pasoje dhe ngjarje. Do veçoja nevojën e ndërhyrjes në atë konkurrencë të afërt që vendet e rajonit janë duke tërhequr turistë.

Vendet e rajonit po blejnë turistin dhe jo turisti po blen destinacionin. E shoh në një aspekt ndërhyrje në një aspekt jo momental se sa strategjik për një kohë shumë të gjatë, për të konkurruar në rajon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy