Dy shqiptarë janë ndaluar nga autoritetet doganore italiane pasi në bagazhet e tyre po transportonin një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore të pacertifikuara.
Mësohet se në bagazhin e tyre u gjet 25.kg djathë e mish, pa etiketat e detyrueshme ushqimore.
Produktet u sekuestruan si të rrezikshme për përhapjen e sëmundjeve të kafshëve si gripi i derrit.
Shqiptarët ishi nisur me linjën ajrore të fluturimit Tiranë-Perugia, ndërsa ndalimi i tyre është bërë në aeroportin e Perugias.



