
Vladimir Putin ka një version tjetër nga disa të tillë që kanë qarkulluar deri tani për vdekjen e liderit të grupit Vagner, Prigozhin.
Gjatë një aktiviteti në Soçi, Putin tha se Prigozhin vdiq si pasojë e një shpërthimi aksidental në bordin e avionit me të cilin udhëtonte më 23 gusht.
Në trupat e viktimave u gjetën fragmente të një granate, kështu që kjo mund të sugjerojë një shpërthim aksidental.
Por për rindërtimin e ngjarjes nuk ka asnjë gjurmë impakti jashtë avionit. Ky version do të përjashtonte tezën e raketës, një skenar i hipotezuar nga disa së bashku me atë të një pajisjeje të fshehur në bord.
Megjithatë, në lidhje me ngjarjen nuk ka asnjë version zyrtar, sepse hetuesit nuk e kanë dorëzuar ende raportin përfundimtar.
Putin shprehu keqardhjen që gjatë autopsisë nuk u krye asnjë test për të verifikuar praninë e alkoolit ose drogës.
Një aludim i dukshëm për mundësinë që Prigozhin dhe shoqëruesit e tij të ishin nën ndikimin e substancave, kushte që do të kishin çuar në gjeste të pakujdesshme. Ndoshta edhe me një granatë. Putin kujtoi se gjatë kontrollit në vilën e Prigozhinit u gjetën pesë kilogramë kokainë.
/ Corriere /



