Dozat e vaksinës COVID, AstraZeneca përplaset me BE-në

Dozat e vaksinës COVID, AstraZeneca përplaset me BE-në

Firma farmaceutike AstraZeneca dhe Bashkimi Europian janë përplasur së fundmi në lidhje me vaksinat e koronavirusit. Kjo pasi BE u ka kërkuar atyre të dërgojnë më shumë doza në një kohë kur këtë e kanë të përcaktuar në kontratë.

Gjithsesi ky pretendim është hedhur poshtë nga përfaqësuesit e kompanisë farmaceutike britanike.

Ishte komisionerja e shëndetësisë së BE-së Stella Kyriakides, e cila deklaroi se kompania në fjalë ishte e detyruar të dërgonte dozat në Europë. Ajo tha se fabrikat në Britani të cilat nuk kishin probleme me prodhimin duhet të dërgonin më shumë.

Kjo deklaratë erdhi para se AstraZeneca të njoftonte se ‘në BE gjatë tre mujorit të parë do të dërgonte 60% më pak vaksina se ç’ishte premtuar më parë’. Përsa i përket deklaratave të komisioneres së shëndetësisë, CEO i AstraZeneca është përgjigjur duke deklaruar se ‘kontrata thotë se duhet të bëjmë më të mirën, por jo se e kemi të detyrueshme’.

Gjithsesi në ditët në vijim përfaqësuesit e të dy palëve do të takohen për të zgjudhur situatën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy